Bie numri i abonentëve, Netflix pushon nga puna 150 punëtorë

Netflix ka larguar nga puna afro 150 punonjës, një muaj pasi u bë e ditur se po humbiste abonentë për herë të parë në një dekadë.
Ky numër prekë kryesisht zyrën e Netflix në SHBA në Kaliforni. Ata përbëjnë rreth 2% të fuqisë punëtore të saj në Amerikën e Veriut.
Netflix tha se humbjet e vendeve të punës ishin për shkak të rënies së të ardhurave të kompanisë.
Shërbimi i transmetimit po lufton me një eksod shikuesish këtë vit.
“Këto ndryshime janë të nxitura kryesisht nga nevojat e biznesit dhe jo nga performanca individuale, gjë që i bën ato veçanërisht të vështira pasi askush prej nesh nuk dëshiron t’u thotë lamtumirë kolegëve kaq të mëdhenj,” tha kompania në një deklaratë, transmeton rtv21.tv
Nuk u zbulua se cilat pjesë të biznesit do të kishin humbje të vendeve të punës, por Los Angeles Times raportoi se rekrutimi, komunikimi dhe gjithashtu departamenti i përmbajtjes ishin prekur të gjitha.
Në prill të këtij viti, Netflix njoftoi se ka humbur mbi 200 mijë abonentë në tre muajt e parë të vitit 2022 dhe njoftoi se afro 2 milionë të tjerë ka rrezik të largohen në pak kohë./21Media

Back to top button