Bie numri i nxënësve në Istog

Numri i nxënësve po bie nga viti në vit. Në Shkollën e Mesme të Lartë “Haxhi Zeka” në Istog sivjet janë paraparë të pranohen 275 nxënës, por janë regjistruar vetëm 173.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Istogut, Hajrush Shoshi për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se nga 11 paralele me nxënës sivjet do të jenë vetëm 10.
“Janë paraparë te regjistrohen gjithsejtë 275 nxënës dhe atë: Ne drejtimin shkenca natyrore 175 nxënës dhe drejtimin shkenca shoqërore 100 nxënës ku deri me tani janë regjistruar 128 në shkenca natyrore dhe 45 në shkenca shoqërore”, ka thënë Shoshi duke theksuar se rënia e numrit të nxënësve nuk varet prej shkollës dhe as prej DKA – ve.
E sa i përket plotësimit të numrit të orëve të profesorëve që janë paraparë të japin mësim në këto dy drejtime, Shoshi ka premtuar se do të gjejnë zgjidhje.
“Llogaritet që vetëm një normë mësimore të zvogëlohet ku ne vazhdimisht ata që dalin në pension, orët e tyre së pari i sistemojmë te ata mësimdhënës që kanë mungesë të orëve e mandej e hapim konkursin nëse mbetet ndonjë orë për konkurs”, u shpreh drejtori i arsimit në Komunën e Istogut.
Shoshi ka thënë se gjimnazi do të jetë i gatshëm më 6 shtator, ani pse ky objekt është ende duke u renovuar.
Sipas Raportit të GAP nga viti shkollor 2008-2009 deri në vitin shkollor 2019-2020, numri i nxënësve ka rënë për 26%, apo për 114,323 nxënës. Në bazë të të dhënave për 19 komuna, janë 340 klasa që kanë pesë e më pak nxënës dhe 642 klasa që kanë më pak se 10 nxënës./21Media

Back to top button