Bie numri i të spitalizuarve me Covid-19

Ka shënuar rënie numri i të spitalizuarve me Covid-19 në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.
76 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, bazuar në raportimet e datës 2 gusht 2022, nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë.
Ndërsa rënie ka shënuar edhe numri i rasteve aktive me Covid-19. Aktualisht janë 9 mijë e 464 raste me COVID-19 në Kosovë, apo 462 më pak se të hënën./21Media

Back to top button