Turqi, zgjedhjet drejt balotazhit

(Lajm i përditësuar)

Bie përqindja e votave të Erdoganit

Hendeku midis dy kandidatëve kryesorë presidencialë në Turqi po vazhdon të ngushtohet pasi më shumë vota nga qytetet e mëdha të Turqisë të cilat priren ta favorizojnë kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu, po numërohen.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu po raporton se përqindja e presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka rënë në 49.86% – nën 50% të nevojshme për të shmangur balotazhin – përpara Kilicdaroglu 44,38%, me 90% të votave të numëruara.Ndërsa shifrat zhvendoseshin në ekranet e selisë së partisë së Erdoganit, muzika u ndal dhe humori u errësua.Soli Ozel, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has në Stamboll, tha se gara duket se do të shkojë në balotazh.

Turqi, zgjedhjet drejt balotazhit

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet. Sipas raportimeve mbi 45 milionë vota janë numëruar deri më tani në Turqi, nga mbi 64 milionë votues sa thuhet se kanë marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 14 majit.

Në garën për president po prin Recep Tayyip Erdogan me 49.94 për qind të votave, ndërsa i dyti është Kemal Kılıçdaroğlu, që deri më tani i ka 44.30 për qind të votave.Këto rezultate, sipas mediumeve ndërkombëtare, mund t’i çojnë këta dy kandidatë në balotazh.

Garë e ngushtë në zgjedhjet presidenciale turke

Sipas rezultateve paraprake, në Turqi ka një garë të ngushtë në zgjedhjet presidenciale, mes presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe liderit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Sipas medias shtetërore, Anadolu, me 44 për qind të votave, Erdogan prin me 52.4 për qind të votave, ndërkaq Kilicdaroglu ka fituar 41.7 për qind.

Megjithatë, Anka, një agjenci private e lajmeve, që njihet se ka afërsi me opozitën, ka raportuar se Kilicdaroglu është në epërsi me 47.4 për qind të votave, bazuar në 31.3 për qind të votave të numëruara. Sipas kësaj agjencie, Erdogan ka fituar 46.8 për qind të votave.

Pas publikimit të rezultateve paraprake nga Anadolu Agency, lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu shkroi në Twitter se ai është duke kryesuar në garën presidenciale.

“Ne jemi përpara”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkaq, një zëdhënës i Partisë Popullore Republikane (CHP) të Kilicdaroglut, tha se sipas të dhënave të brendshme, opozita ka shënuar rezultate “pozitive”.

“Ne po shohim një pamje pozitive, bazuar në të dhënat tona”, tha zëdhënësi i CHP-së, Fail Oztrak.

Më 14 maj, Turqia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që po konsiderohen si votimet më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.

Rezultatet preliminare, Erdogani prin në zgjedhjet në Turqi

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Turqi, e kanë vendosur presidentin e deritanishëm Recep Tayyip Erdogan të parin.

Bazuar në 9.1% të votave të numëruara, transmetuesi HaberTurk tregoi Erdoganin në krye me 59.47% të votave krahasuar me rivalin e opozitës Kemal Kilicdaroglu me 34.79%.

Back to top button