Bien çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimi i naftës në bursat botërore ka filluar të ulet ndjeshëm pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit. Si rrjedhojë, ka filluar të ulet edhe çmimi me pakicë i derivateve të naftës në Maqedoni.
Benzinat, nga sonte në mesnatë, do të ulen për 2 denarë, çmimi i dizelit ulet për 1 denar, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 2.5 denarë për litër.
ÇMIMET E REJA TË DERIVATEVE NGA MESNATA:
EUROSUPER BS-95: 75,5 denarë për litër
EUROSUPER BS-98: 77,5 denarë për litër
EURODIZEL BS: 69,5 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë për amvisëri: 69,5 denarë për litër