BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve

Po vazhdon ende therja e kurbanëve në territorin e Kosovës.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se përmes një organizimi të mirëfilltë dhe të mbështetur nga besimtarët, po vazhdon me sukses therjen e kurbanëve sipas porosive të besimtarëve
“Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë po i afrohet përmbylljes së tij. Zoti i pranoftë kurbanët e të gjithë besimtarëve dhe i bekoftë familjet me mirësi, paqe dhe begati!”, thuhet tutje në njoftimin e BIK-ut. /21Media