Kaloni te përmbajtja kryesore

Bilalli: Kurti e ka studiuar mirë situatën në LDK dhe PDK

Analisti politik, Lutfi Bilalli në emisionin “Click” të RTV21, ka folur për zhvillimet dhe koalicionet e mundshme politike, duke thënë se Albin Kurti, sipas tij, e ka studiuar mirë situatën në LDK dhe PDK.

“Mendoj se Kurti e ka studiuar mirë gjendjen në LDK dhe në PDK, prapë do t’i lë fajtorë kujdestarët, por që se shkohet në zgjedhje, nëse mungojnë numrat e LDK-së, edhe po të jetë kandidati i LDK-së. Po hipnotizoj që bëhet një marrëveshje me LDK-VV. Dalin disa numra që nuk e kalojnë 80-tëshin. Këtë situatë mund të kemi edhe në PDK”.

I pyetur për mundësinë e një koalicioni mes LVV-së dhe PDK-së, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë do të ishte e kushtueshme për të dyja palët për shkak të reagimit të elektoratit.

“Është e kushtueshme për dy palët, sepse militantët e tyre do të fillojnë të jenë agresivë në zgjedhjet e ardhshme, nuk e besoj se pastaj ftofen pas 2-3 ditëve. Nuk janë në hasmëri, sepse gjysma e VV-së është burim i PDK-së, po flasim realisht. Mendoj se Kurti ka nuhatur këtë situatë, kemi gjendje kaotike në LDK që bëhet luftë e madhe për strukturat në parti kush do i prinë. Kjo do të kushtojë edhe për institucionet”, u shpreh Bilalli./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button