Kaloni te përmbajtja kryesore

Bilalli: Kurti i ka “hangër në sy” Hamzën dhe Abdixhikun

Analisti Lutfi Bilalli në emisionin “Click” në RTV21, duke analizuar sjelljen e liderit të LVV-së karshi liderit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“Është interesante se i ka të tria këto veti në aspektin e botanikës atje, të ujkut, dhelprës dhe lepurit. Ky, në njëfarë mënyre, i ka studiuar mirë atë ligën e dytë, i ka hangër në sy, e ka njëfarë krenarie. Këta rrijnë pak në kompleks. Boksierët, kur hyjnë në ring, thonë: ‘Rrokën dorëzat, në sy e han'”, tha Bilalli.

Kur u pyet se “A i ka hangër në sy Lumir Abdixhikun dhe Bedri Hamzën?”, Bilalli tha po.

“Ky e din çka dojnë ata mirë, mirëpo njohja e tij do të jetë interesante për ta, por në fund, në njëfarë mënyre, syrin ia ka vu dhe për me ba dhëndërr LDK-në.”, tha ai

Bilalli: Në një mbrëmje të vonshme nuk është e çuditshme ta shohim një përafrim të LVV- PDK

Analisti Lutfi Bilalli në emisionin “Click” në RTV21 tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti, po synon takimet e nesërme.

“Mendoj që mes tyre ka pasur edhe më herët, ndoshta kanë rregulluar shumë situata, por duket që më tepër tendenca e Kurtit është me LDK-në. Mendoj që Kosova meriton me pas një opozitë të fortë dhe në këtë drejtim PDK mund ta luajë këtë rol, por ndoshta në një mbrëmje të vonshme nuk është e çuditshme ta shohim një koalicion të LVV-së me PDK-në, kjo mund të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se ka një rebelim të disa deputetëve të PDK-së.

Bilalli befason para takimit Kurti – Hamza: Hamza ka dëshirë të bëjë kurorëzim

Analisti Lutfi Bilalli, duke komentuar takimin e nesërm të liderit të LVV-së, Albin Kurti, dhe atij të PDK-së, Bedri Hamza, tha se ky i fundit e do një koalicion me Kurtin.

“Hamza ka dëshirë ta bëjë një kurorëzim edhe pse ka probleme të brendshme, të gjithë e dimë nuk është problemi vetëm te LDK-ja. LDK-ja si parti më e vjetër nuk mundet dosido me u trajtu nga dikush… Tabllonë kryesore do ta kemi kur të konstituohet Kuvendi, nëse në pikën e dytë hyn zgjedhja e presidentit, janë situata më të qarta”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button