Bilalli: LDK ka hyrë në një fazë që nuk ka më tymë por zjarrë, i duhen ‘zjarrefikës’

(Lajm i përditësuar)

Bilalli: LDK ka hyrë në një fazë që nuk ka më tymë por zjarrë, i duhen ‘zjarrefikës’

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, në emisionin Click të RTV21 ka analizuar gjendjen e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) .

 Sipas tij, LDK-ja po përjeton një fazë ku mungon drejtimi i qartë, dhe për të qetësuar situatën, i duhet një “ushtërues detyre” dhe një ndërhyrje simbolike si një “zjarrefikës” që të shmangë tensionet e brendshme.

”Nuk jam pro Lumirit, por mendoj se të gjitha kapicitetet që ka brenda partisë ndoshta mund të jenë figura që ata mendojnë se i duhet. LDK ka hyrë në një fazë që nuk ka më tymë por zjarrë, dhe kjo situatë do të qetësohet me më shumë ‘zjarrefikës’,” tha Bilalli.


Bilalli: LDK-së i duhet një ushtërues detyre për të qetësuar situatën

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, në emisionin Click të RTV21 ka komentuar gjendjen brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se partitë kanë humbur kontinuitetin e tyre historik dhe shpesh mbahen pas figurave kryesore, në vend të një lidershipi të qartë dhe stabil.

“Të gjitha partitë e kanë humbur kontinuitetin 26-vjeçar, duke u kapur pas figurave. LDK-ja do të ishte më e shëndetshme nëse do të kërkonte një figurë që të ushtronte detyrën për të qetësuar situatën. Nuk jam pro Lumirit, por mendoj se të gjitha kapicitetet që ka brenda partisë ndoshta mund të jenë figura që ata mendojnë se i duhet,” tha Bilalli në Click./RTV21/21Media

Back to top button