Bilalli: Mos të presim që të kemi një kopje të Rugovës

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, në emisionin Click të RTV21 ka folur për LDK-në dhe trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova.

Ai vlerësoi elitën dhe figurat e shquara të partisë në kohën e Rugovës, duke theksuar sfidat për brezat e rinj dhe rëndësinë e kapacitetit udhëheqës në politikën kosovare.

“LDK ka pasur elitë, ka qenë njerëz të përmendur. Sot mos të premtojmë që të jemi një kopje e Rugovës, në aspektin politik, por edhe të kapaciteteve, sepse Rugova ka arritur mjeshtërisht në Evropë të depërtoj,” tha Bilalli./RTV21/21Media

Back to top button