Bilalli: Kthimi i Thaçit dobëson Kurtin

(Lajm i përditësuar)


Bilalli: Kthimi i Thaçit dobëson Kurtin

Analisti Lutfi Bilalli, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ka vetëm dy rrugë për t’u dobësuar Albin Kurti.

“Kthimi i Thaçit, jo fitorja e PDK-së, por zbehja e LVV-së në atë rast, dhe e dyta është që LDK-ja, pa i mbledhur copëzat e figurave…”, tha ai, derisa u ankua se LDK-ja ka larguar themeluesit e saj dhe, në mesin e tyre, përmendi edhe veten, duke thënë se nuk u ftua asnjëherë nga ky subjekt për përvjetore, ndonëse, siç u shpreh, ishte ndër delegatët e parë të kësaj partie.


Bilalli: Nëse Osmani merr edhe një mandat, bëhet rivali kryesor i Kurtit

Analisti Lutfi Bilalli në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse e merr edhe një mandat të postit të presidentes, Vjosa Osmani atëherë do të jetë rivali më i madh i Albin Kurtit.

“Po qe se e merr një mandat prapë Vjosa Osmani, që nuk bëhet pa 80 numra, me siguri kalkulohet në LDK dhe ka një lloj marrëveshje me shpinë e vjetër të Osmanit, mendoj që gjatë mandatit të ardhshëm 5-vjeçar, rivali i Kurtit do të jetë Vjosa Osmani, dhe besoj që këtu është frika e LVV-së që ai mandat është i vështirë të revidohet ose të kërkohet shkarkim”, tha ai.

Sipas tij, aktualisht nuk ka të bëhet me parime, por më shumë luftohet për ego, derisa shtoi se më mirë do të ishte që president i vendit të bëhet një figurë jashtë politikës./21Media

Back to top button