Bilanc nga kaosi i tifozëve, 14 të lënduar dhe 60 italianë e holandezë të shoqëruar në polici

Mbrëmja e djeshme është shndërruar në një luftë mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord, si dhe policisë shqiptare.
Kaosi të tifozëve ka pasus në zonën e “9 katësheve”, ndërsa është rënduar gjendja te zona e stadiumit dhe në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Po ashtu situata ka qenë kritike në ish-Bllok, te 21 dhjetori, Pallati me Shigjeta dhe Vasil Shanto, ku tifozët kanë lënduar gjashtë efektivë të policisë dhe një qytetar.
Ndërkohë, policia e shtetit ka bërë edhe bilancin pas këtyre përplasjesh ku ka njoftuar se 10 policë janë dëmtuar së bashku me 3 italianë dhe 1 holandez, si dhe janë shoqëruar 48 italianë dhe 12 holandezë./oranews

Back to top button