Bilbao eliminon Real Madridin, vazhdon në gjysmëfinale
Ka përfunduar derbi mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Athletic Bilbao e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Real Madridin.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Bilbaon e ka shënuar sulmuesi 26 vjeçar Alex Berenguer, i cili ia ka siguruar skuadrës së tij fazën e gjysmëfinales.
Me këtë fitore, Athletic Bilbao i është bashkuar Rayo Vallecanos, Real Betisit dhe Valencias në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.