Bill Gates rezultoi pozitiv me koronavirus
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se është infektuar me Covid-19.
Ai ka bërë të ditur se ka simptoma të lehta. Ai tutje ka shtuar se është me fat që ka marrë edhe dozën perforcuese të vaksinës antiCovid-19.
“ Unë kam rezultuar pozitiv për Covid. Unë po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve për t’u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm. Jam me fat që jam vaksinuar dhe me dozë përforcuese, si dhe kam akses në analiza dhe kujdes të shkëlqyer mjekësor”, ka shkruar ai në rrjetet e tij sociale./21Media
I’ve tested positive for COVID. I’m experiencing mild symptoms and am following the experts’ advice by isolating until I’m healthy again.
— Bill Gates (@BillGates) May 10, 2022