Billboard për këngëtarin me origjinë nga Kosova: Është njëri nga zërat më të ri global

Mirud, emri i tij i vërtetë Durim Morina është një këngëtar dhe autor-kompozitor me origjinë nga Kosova i cili ka lindur në Los Angelos ku ai tani jeton e vepron.

Mirud edhe pse ka lindur në LA. ai ndihet krenar që rrënjët i ka nga qyteti i bukur Prizren ngase prindërit e tij para se të emigrojnë në SHBA kanë jetuar në Prizren në vendlindjen e tyre.

Mirud ka përfunduar studimet e operës në Juilliard School të New York-ut dhe ka një karrierë që përfshin muzikë pop, latino, world music dhe crossover klasik.

Para njoftimit nga Billboard, Mirud ka lansuar projektin e tij muzikor albumin Entre Os Mundos — që përmban një kombinim këngësh në gjuhë të ndryshme dhe stile muzikore të ndryshme.

Ndërsa së fundi Mirud ka publikuar 8 këngë në 8 gjuhë të ndryshme ngase artisti flet 8 gjuhë nga shqip, gjuha angleze, spanjolle, portugeze, italiane, frënge, arabe, turke e persiane!

Në muzikë ai ndërthur elemente nga kultura të ndryshme duke tërhequr audienca nga Europa, Amerika Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

Billboard Argentina ka publikuar albumin e tij të fundit duke shkruar “Njëri nga zërat më të ri global”

Albumi “Desnudo” që në shqip të të thotë “Zhveshur”. Mirud për rtv21.tv  Mirud ka treguar se ka kuptimin “shpirti i ekspozuar” dhe jo në ndonjë aspekt seksual.

Kujtojmë se Mirud ka performuar në festivale të njohura si Festivali i Këngës dhe Viña del Mar International Song Festival në Kili, gjë që e ka bërë një prezencë të njohur edhe në skenat ndërkombëtare.

Ndërsa më 29 Janar do të përformoj në garën se kush do të përfaqësoj SanMarino në Eurovision song contest 2026/21Media

Back to top button