Billie Eilish do të kryesojë në Festivalin Glastonbury 2022

Këngëtarja e njohur amerikane, Billie Eilish gjatë fundjavës ndau një fotografi në InstaStory veshur një bluzë të festivalit “Glastonbury”, gjë që ndezi spekulimet se ajo do të performojë në skenën e famshme të muzikës, në Somerset të Anglisë vitin e ardhshëm.

Organizatorja e Glastonbury, Emily Eavis konfirmoi se Billie do të performojë në skenën e madhe të “Glastonbury” më 24 qershor 2022 dhe do të bëjë histori si kryesuesja më e re ndonjëherë e këtij festivali.


 
Eilish performoi në “The Other Stage” të Glastonbury në vitin 2019 dhe pranoi se nuk ishte në dijeni se sa e madhe ishte marrëveshja për të performuar në festivalin legjendar kur ajo mori ftesën.
“Ndihem shumë në siklet sepse nuk e kisha idenë se Glastonbury ishte diçka e tillë. Nuk e dija derisa këndova aty”, tha ajo./21Media

Back to top button