Binaku: ‘Nuk dua të besojë, objektin e Handikosit po e marrin

Drejtori i Handikos në Drenas Behxhet Binaku dhe fizioterapeutja, Arjana Nuha, kanë qenë musafirë në magazinën ‘Bon Bon‘ në Rtv21. Ata kanë shpalosur problemet e personave me aftësi të kufizuara.

Sipas fizeoterapeutes qfarë do llojë ngecje e vogël në zhvillimin e fëmiut duhet të kërkohet ndihmë nga profesionistët për ndaljen e problemeve.

“Fatkeqësisht kemi raste të shumtë të cilat aftësia e kufizuar apo niveli i kufizimeve të një personi për arsyje të ndryshme qofshin ato përshkak të ligjeve në fuqi. Mesazhi im për familjet me të cilët ballafaqohen me sfida të tilla pasi që është shumë sfiduese sidomos për prindërit sa më herët që identifikojnë qfarë do lloj ngecje të vogël në zhvillimin e fëmiut me kërkuar ndihmë nga profesionistët që në mënyrë që mi ndaluar ku janë ato probleme, sa më herët që investohet në këto vitet e para të jetës problem do të ndalet edhe në të ardhmen fëmiu mundet me pasë mundësi të zhvillohet”, ka thënë Nuha në magazinën ‘Bon Bon në Rtv21.

Drejtori i Handikosit në Drenas thotë se nuk mundem të besojë për t’i dërguar stafin në shtëpi dhe ndërprerjen e aktiviteteve.

“Projektet tona që janë të bazuara në standarde, ne jemi të licensuar mbi standardet dhe ofrojmë mundësi mbi standardet. Kemi marrë projektin në bazën e standardeve dhe unë konsiderojë që aty nuk ka asnjë standard. Ne kemi projekte edhe në lëvizje të cilat nëse vijmë në pikën e keqe që nuk po mundem me besu, atëherë e vetmja mundësi është mi dërgu stafin në shtëpi, me ndërpre aktivitetet edhe m’ju thënë urdhënoni bëni si të mendoni. Projekti ka me filluar, qfarë është më e keqja por ne dje kemi marrë vesh këtë informacion, nuk kemi pasur asnjë informacion se qfarë do të ndodhë me neve”, tha Binaku. /Rtv21/21Media

Për më shumë informacione ndiqeni intervistën e plotë në Facebook dhe në Youtube

Back to top button