“Mund ta bllokojë Vetëvendosje”, Peci: Kuvendi mund të mos konstituohet edhe pas thirrjes së seancës

(Lajm i përditësuar)


Biseda e Kurtit me komdianët rusë: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror

Analisti Lulzim Peci duke komentuar mashtrimin që iu bë kryeminsitrit Albin Kurti nga komedianët rus e konsideroi si fat për Kosovën që gjatë kësaj bisede nuk është nxjerrë ndonjë sekret shtetëror.

“Sekret i lartë i cili kishte mundur me pasë pasoja për Kosovën, fati jonë është që kemi pasur kësi muhabeti”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21.


Pas mashtrimit nga komedianët rus, Peci: Me Kurtin kryeministër, s’ka më dyer të hapura në Uashington

Analisiti Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21 tha se pas mashtrimit që iu bë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga komedianët rus, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita.

“Sepse deri dje unë kam mendu se opsionet e hapura, po prej ditës së djeshme unë mendoj se me atë që është dëgjuar aty me pasë Vetëvendosje postin e kryeministrit nuk besoj që ne do të kemi dyer të hapura në Uashington”, tha ai.


Peci: Opozita heziton ta bëjë qeverinë për shkak të elefantit në dhomë- Asociacionit

Analisiti Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21 tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës e kërkon postin e kryeminsitri do e bëjë një proceden jo të mirë i cili mund t’i kushtojë në të ardhmen.

“Sepse në të ardhmen nëse do t’i fitonin zgjedhjet dhe tjerët thonë jo s’bën se na duhet me pas kryeminsitrin”, tha ai.

Sipas tij është e rëndësihme që aktualsiht të kuptohet momenti poliitik.

“Hezitimi për themelimin e qeverisë nga opozita është elefanti në dhomë dhe ai është asociacioni”, u shpreh Peci, duke shtuar se kësaj çështje nuk mund t’i iket.


“Mund ta bllokojë Vetëvendosje”, Peci: Kuvendi mund të mos konstituohet edhe pas thirrjes së seancës

Ish ambasadori Lulzim Peci në emsionin ”Click” në RTV21 pas certifikimit të zgjedhjeve në emisionin “Click” në RTV21 tha se dhe nëse thirret mbledhja konstituive mund të ndodh që mos të konstituohet Kuvendi.

“Sepse Lëviza Vetëvendosje mund të thotë se derisa s’na je neve Gjykata Kushtetuese vendimin ne nuk e propozojmë kryetarin e Kuvendit të Kosovës e kështu më radhë tash mundemi me i pa tendencat se a është zhagitje e procesit.”, tha Peci./21Media

Back to top button