Bisedat e lira për armët bërthamore janë kulmi i papërgjegjshmërisë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u foli gazetarëve për komentet e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se bota nuk duhet të nënvlerësojë kërcënimin e luftës bërthamore.
Price tha se ishte një përpjekje për të shpërqendruar nga ajo që ai e përshkroi si dështimi i Rusisë në Ukrainë.
“Të folurit e lirë për armët bërthamore, për përshkallëzimin bërthamor është veçanërisht e papërgjegjshme, është kulmi i papërgjegjshmërisë”, tha ai, përcjell rtv21.tv
Por Price tha se SHBA-ja sidoqoftë po i kushtonte vëmendje aktiviteteve të Rusisë, asaj që po bën dhe çfarë nuk po bën.
Ai tha se SHBA-të nuk shohin asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e vet bërthamor.
Price mohoi se deklaratat e së hënës nga sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin se qëllimi i SHBA ishte të dobësonte Rusinë, kishin provokuar retorikën e Kremlinit./21Media

Back to top button