Bisedimet e Blinken vazhdojnë në Turqi ndërsa ai takohet me ministrin e jashtëm

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Ankara, Turqi si pjesë e vizitës së tij të ngjeshur në Lindjen e Mesme – dhe sapo ka takuar ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan për bisedime me dyer të mbyllura.

Vizita e tij në Turqi vjen në kohën e rritjes së ndjenjës anti-SHBA në vend, pasi policisë të dielën iu desh të ndalonte një grup protestuesish pro-palestinezë që thuhet se përpiqeshin të hynin në një bazë ajrore ku janë vendosur forcat amerikane.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti dje “detyrë” e vendit të tij të ndalojë gjakderdhjen në Gaza dhe të shpëtojë palestinezët nga “shtypja” e Izraelit.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar që nga fillimi i luftës, pasi të dy vendet urdhëruan kthimin e diplomatëve të tyre.

Kryediplomati i SHBA-së ka vizituar tashmë Izraelin – ndalesa e tij e parë në rajon – pasi kërkoi një pauzë në luftimet në Rripin e Gazës për të lehtësuar ndihmën humanitare. Blinken zhvilloi gjithashtu takime me udhëheqës dhe ministra në Bregun Perëndimor të pushtuar, Jordani dhe Irak./21Media

Back to top button