Bisedimet Rusi-Ukrainë rifillojnë nesër
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve.
Kështu ka bërë të ditur negociatori ukrainas, David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në ”Facebook”.
“Rundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën” ka thënë ai.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori rus, Leonid Slutsky konfirmoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin Soloviev Live YouTube se raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet më 7 mars.
Arakhamia dhe Slutsky nuk e kanë bërë me dije se ku do të zhvillohen negociatat./21Media