Kaloni te përmbajtja kryesore

Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen të hënën

Zëvendësministri i brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin ka njoftuar se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas të dielën.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat. Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button