Bislimi bashkë me ekip prezanton nivelin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogu

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ekip ka prezanuar nivelin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se se kjo ishte një mundësi e mirë për t’u dhënë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një pasqyrë rreth kësaj çështjeje.
“Sot mbajtëm një takim të Grupit të Veçantë për Normalizim në kuadër të MSA-së për Kosovën. Ishte një mundësi e mirë për t’u dhënë shteteve anëtare të BE-së një pasqyrë të nivelit se sa Kosova ka zbatuar marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe ekipin e tij për prezantimet e tyre”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button