Bislimi diskuton për formimin e qeverisë së re me ambasadorin e Austrisë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Qeveria e Kosovës në një njoftim për media thotë se ata së bashku biseduan për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë në fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.
“Tutje, mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe konstituimi i qeverisë pas zgjedhjeve dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe shtetin e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftim.