Bislimi: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka reaguar ndaj Gjykatës Supreme, pasi morën vendim të shfuqizojnë Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale.
Gjykata konstatoi shkeljen që dikush të mbajë post ekzekutiv dhe të jetë deputet, si rasti i Hekuran Muratit që nënshkroi udhëzim administrativ pas mandatit.
Bislimi ka shtuar se Gjykata Supreme i ka shpallur ”luftë Qeverisë”, dhe shton se “do e humbin me turp”.
“Edhe një rast sa tipik ashtu edhe primitiv i luftës së hapur që gjyqësori i ka shpallur qeverisë dhe zhvillimit të shtetit. Një luftë që me siguri të plotë do ta humb me shumë turp”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?