Bislimi i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-FMN

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi priti sot në takim zëvendësshefin e misionit të FMN-së në Kosovë David Amaglobeli, të cilin e ka informuar për situatën ekonomike dhe indikatorët makroekonomikë.

Në takim u diskutua edhe mbi vizitën e ardhshme në Kosovë të stafit të FMN-së, përgjatë së cilës në mënyrë të zgjeruar do të njihen me situatën ekonomike në vend, përmes takimeve të ndryshme bilaterale me institucionet vendore.

Duke shprehur mirënjohjen për ndërveprimin e frytshëm me FMN-në, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vlerësimin për pikëpamjet e ndara në këtë takim dhe vullnetin e gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit.

Back to top button