Bislimi-Lajçak sot zhvillojnë takim për dialogun

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim midis kryenegociatorëve në javët në vazhdim dhe se për këtë është duke punuar intensivisht. Në kuadër të këtyre përpjekjeve sot Lajçak do të zhvillojë takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
‘’Emisari Lajçak është duke punuar shumë drejtë një takimi midis kryenegociatorëve se kur do të jetë ky takim nuk di. Unë nesër do ta takojë emisarin Lajçak, pastaj mund të dakordohemi se si mund të ecet tutje”, tha Bislim i.
Ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shemsi Jashari, vlerëson se bashkësia ndërkombëtare ka shtuar trysninë ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja bazë për normalizim të marrëdhënieve. Sipas tij, vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë Amerikan dhe Evropian janë dëshmi për këtë.
‘’Është rëndësishme për SHBA-të dhe BE-në që tensionet në këtë pjesë të Ballkanit të vijnë duke u ulur dje veprimet konkrete të dakorduara në procesin e dialogut Kosovë Serbi të vihen në implementim”, tha Jashari për RTV21.
Bashkimi Evropian dhe SHBA-të kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia hapa urgjent për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duke paralajmëruar palët se mos zbatimi i obligime do të ketë pasoja në rrugën integruese dhe përafrimin me Bashkimin Evropian./RTV21/21Media