Bislimi në Paris: Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi kërkoi që procesi i integrimit evropian të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet.
Këto deklarata gjatë qëndrimit në Paris ku u takua me nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.
“Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet”, tha Bislimi.
Bislimi me këtë rast shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Francës për miqësinë e partneritetin e ngushtë, si dhe informoi bashkëbiseduesit e tij mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.
Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme./21Media