Bislimi pas takimit me Selimin: Tri orë ikën si 30 minuta
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, sot ka vizituar ish-partiakun e tij, Rexhep Selimin në Dhomat e Specializuara, për të cilin ka thënë se ishte gjithmonë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi.
“Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Bislimi ka parë edhe ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
“Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, ka shkruar tutje Bislimi./21Media