Bislimi përfundon vizitën në Bruksel

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përmbyllur vizitën tre ditore në me takimet e zhvilluara me zëvendëspresidenten për Vlera dhe Transparencë në Komisionin Evropian, Vera Jourova dhe me Drejtoren Menaxhuese për Evropë në EEAS, Angelina Eichhorst.
Siiç bëhet e ditur në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit, pas takimeve në Parlament, Këshill, Komision dhe veçanërisht me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, shoqëruar nga ekipi i tij dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, u takua me zyrtaret nga Komisioni Evropian dhe EEAS, ku i informoi mbi vendimin e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Në takimin me znj. Jourova, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova ka shprehur përkushtimin e plotë ndaj vlerave e standardeve evropiane. Raporti për vendin 2022, riafirmoi progresin e fuqishëm të Kosovës në sundim të ligjit, demokratizim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikat sociale e zhvillimit ekonomik mes shumë të tjerash.” , thuhet në njoftim
Më tej Zëvendëskryeministri Bislimi citohet të ketë thënë se ky është një hap i natyrshëm.
“jemi gati për aplikimin për anëtarësim dhe kalimin mëtej në fazat e ardhshme, me përkushtimin e plotë në rrugën e gjatë përpara dhe në proceset e integrimit evropian. Gjithashtu, përmendi dhe mirënjohjen e veçantë ndaj Presidencës Çeke, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.”, bëhet e ditur në komunikatë.
Në anën tjetër Jourova shprehu admirimin ndaj hapave dhe politikave në zhvillimin ekonomik e sidomos në luftën kundër korrupsionit. Palët biseduan dhe mbi reformat në sistemin gjyqësor e poashtu rezultatet e qëndrueshme në sundimin e ligjit.
Kurse , bëhet e ditur se në takimin Eichhorst,zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se vendimi për aplikimin për anëtarësim ishte lajmëruar që vitin e kaluar dhe tani është momenti për të formalizuar dhe dorëzuar aplikimin. Raporti për Vendin i cili është i pari që përfshin në plotni raportimin mbi Qeverinë Kurti, tregoi se Kosova është tashmë në një trajektore të re të zhvillimit.
“Vendi ynë, ka përafruar politikën e saj të jashtme në linjë me Bashkimin Evropian. Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe hapave përpara drejt liberalizimit të vizave, elementi përbërës kryesor për ta përmbyllur këtë vit të suksesshëm është aplikimi për anëtarësim në BE.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button