Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se sot ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.
Bislimi ka sqaruar se bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro.
Ai ka kërkuar heqje të plotë të masave, meqë siç ka thënë, s’ka më asnjë arsye që të mbesin në fuqi.