Bislimi takohet të enjten me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi të enjten do të takohet të me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kështu njoftoi për vet Bislimi në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti pas mbledhjes se Qeverisë.
“Se kur do të jetë ky takim nuk e di. Nesër do ta takoj emisarin Lajçak ku pastaj do të dakordohemi se si do ecet tutje”, tha Bislimi.
Zëdhënësi i Bislimit për rtv21 tha se takimi do të mbahet në Vjenë.
Derisa Bislimi në konferencë bëri të ditur se aktualisht në Beograd është duke u mbajtur takimi i CEFTA-s, ku online po merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari.
“Sot mu në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA. Unë e shoh këtë si një zhvillim shumë pozitiv, sidomos që ndodh në Beograd, gjë që nuk ka ndodhur për shumë vite”, tha Bislimi./21Media