Bislimi: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë, kontribues në hartimin e politikave të drejta e zhvillimore

Bislimi: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë, kontribues në hartimin e politikave të drejta e zhvillimore

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në konferencën e Javës së Regjistrimit të Popullsisë, tha se të dhënat e përditësuara nga regjistrimi i popullsisë do të ndihmojnë në gjenerimin e indikatorëve të rëndësishëm të matjes së zhvillimit njerëzor.
‘’Përmes të dhënave të regjistrimit mund të masim saktësisht aktivitetet ekonomike, financiare, aktivitetet shërbyese, shëndetësore, sociale, kulturore dhe indikatorë tjerë demografik, gjeografik, gjinor e mjedisor. Për të kuptuar më qartë nevojat e qytetarëve tanë, dhe për të hartuar politika të drejta bazuar në kërkesa reale për përmirësim të jetës në sektorë të ndryshëm në vend’’, tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Rreth 12 milionë euro do të ndahen për të mundësuar që të ketë sistem të kompletuar të të dhënave statistikore, në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe shtetërore. Rregulloret ndërkombëtare dhe EU acquis në fushën e statistikave, kërkojnë nga sistemet kombëtare statistikore një infrastrukturë të bazuar në parimet bazë si paanshmëria, besueshmëria, transparenca, konfidencialiteti i të dhënave dhe publikimi i statistikave zyrtare.
Zëvendëskryeministri Bislimi, siç u bë e ditur në komunikatë, tha se si Qeveri e Republikës së Kosovës, shprehin përkushtimin dhe gatishmërinë për mbështetjen e Agjencisë së Statistikave në regjistrimin e popullsisë./21Media

Back to top button