Bislimi tha se migrimi është diçka normale, Gërxhaliu: Deklarata të tilla nuk i bëjnë nder Kosovës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bisilimi i cili e cilësoi migrimin si diçka normale, tha se deklarata të tilla nuk i bëjnë nder Kosovës.

Gërxhaliu për RTV21 tha se migrimi duhet të analizohet jo vetëm në aspektin ekonomik dhe social por edhe atë politik.

“Në rend te parë pandemia demografike që po i kanoset Kosovës është shqetësim i madh, në rend të dytë duhet kuptohet që migrimi në Kosovë nuk mund të krahasohet me migrimin në Gjermani, Austri dhe Zvicër sepse ato janë shtete të konsoliduara dhe nuk ballafaqohen me një strategji për shkatërrim të tyre siç ballafaqohet Kosova me një plan të draftuar shumë më herët për zbrazjen apo shkatërrimin e Kosovës. Prandaj besoj që deklarata të tilla nuk i bëjnë nder Kosovës, duhet të jemi të riorintuar në zhvillim ekonomik, duhet të jemi të orientuar në avancim të dialogut dhe partneritetit duhet të kthehet besimi i humbur se në Kosovë mund të jetohet dhe jo të mbështetet migrimi që është sëmundja më kancerogjene që po e kaplon Kosovën çdo ditë e më tepër prandaj po e them, nuk duhet migrimi të analizohet vetëm në aspektin ekonomik dhe social por duhet edhe në aspektin politik”. , tha Gërxhaliu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se është diçka normale ika e kosovarëve nga vendi.

“Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Europën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Europian nuk janë të lidhur me Bashkimin Europian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”, ka deklaruar ai./21Media

Back to top button