Bislimi: Vendi ka shënuar progres drejt integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian do të udhëhiqet nga Hungaria në gjashtë muajt e ardhshëm, derisa ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidencën hungareze.

Bislimi në Facebook ka shkruar se fillimin e mandatit të Hungarisë në Këshill të BE-së e shënoi në Prishtinë me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik.

“Vendi ynë ka bërë progres të konsiderueshëm në tri vitet e fundit në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Nga përmbushja e shumë reformave dhe arritja e standardeve të BE-së, dëshmuar nga niveli prej 72% i zbatimit të agjendës së reformave evropiane ERA II, e deri tek fillimi i zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, dhe aplikimi për anëtarësim në BE”, ka shkruar Bislimi./21Media

Back to top button