Bislimi: Vuçiqi po bën propagandë të pastër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet nga 2013-a deri më sot, këtë Bislmi e ka thënë ë një intervistë për mediumin amerikan CNN.
Bsilmi përmes një postimi në Twitter, ia ka renditur disa prej shkeljeve që sipas tij, janë të rënda, të cilat i ka kryer Serbia.
Njëra prej gjashtë pikave të paraqitura nga Bislimi, ka të bëjë me marrëveshjen e vitit 2013, në të cilën përshkruhet shuarja e strukturave ilegale, për çka Bislimi thotë se Qeveria serbe nuk e ka përmbushur asnjëherë këtë obligim.
“Një dështim, efektin e së cilës po e ndjejmë edhe sot me tensionet e shkaktuara nga këto elemente kriminale në veri, ku huliganët e bandat të dirigjuara nga Beogradi po vazhdojnë të mbrojnë këto institucione paralele; E njëjta marrëveshje e vitit 2013, kërkon nga Serbia që të mos e pengojë apo inkurajojë pale të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Dihen përmasat e përmbushjes së këtij obligimi nga ana e Serbisë së Vuçiqit. Njësoj të pazbatuara kanë rezultuar edhe obligimet e marra nga Serbia në marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit; marrëveshja për vulat doganore; marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit, marrëveshja për energjinë, pjesë të marrëveshjes për Telekomin; marrëveshja për vendosjen e zyrave ndërlidhëse; marrëveshja për certifikatat fitosanitare e shumë e shumë të tjera. Aq shumë shkelje, sa kemi konstatim zyrtarë të vetë Brukselit, sipas të cilit, lista e mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Serbisë është dy herë më e gjatë se ajo e palës kosovare”, thuhet në këtë pikë.
Pika e tretë ka të bëjë me votën e Serbisë kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka Bislimi ka thënë se është shkelje e cila është njohur edhe nga Parlamenti Evropian që i bën thirrje Serbisë që ta ndryshojë votën sa më parë.
“4. Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës, njihen mirë tashmë sepse vetë ato janë bërë publike nga i njëjti president i Serbisë; 5. Deklaratat e vazhdueshme ku veriut të Republikës së Kosovës i referohet si zonë e okupuar, dëftim i cili haptazi është cenim i integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe është kundër gjithë parimeve të normalizimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet më tej në pikat e renditura.
Pika e fundit që Bislimi ka thënë se është shkelje e rëndë nga Beogradi zyrtar, është kërcënimi i pluralizmit demokratik brenda komunitetit serb në Kosovë, duke imponuar vetëm një parti politike që kontrollohet direkt nga Serbia./21Media
During this week, on CNN Vucic said that Serbia has implemented all the agrmt. from April 2013 until today. This is not true & inconsistent with reality. It’s twist of facts & pure propaganda.
Below a list of just some of the serious violations committed by Serbia: pic.twitter.com/wgYBOAfcSP
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 3, 2023