Bislmi: Shpresojmë që këtë muaj të kemi takim në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se shpresojnë që këtë muaj të ketë takim në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiq. Megjithatë, ka shtuar se për këtë ende nuk ka ndonjë konfirmim.
Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vullnet t’u përgjigjet pozitivisht ftesave të Brukselit për takim.
“Shpresojmë që do të ketë takim këtë muaj, por zotëri Lajcak është duke parë mundësitë që me cilat data mund të ftojë dhe a ka mundësi të ftojë gjatë këtij muaji por nuk e dimë ende… Ky është dakordim gojor por ka vullnet nga pala jonë që të shkohet në Bruksel në baza mujore por ne nuk i thërrasim takimet, ne ju përgjigjemi ftesave që vijnë nga Brukseli”, ka thënë Bislmi.
Takimi i fundit në nivel të lartë në Bruksel është mbajtur më 18 gusht të këtij viti. Aty, palët janë dakorduar për takime të rregullta.

Back to top button