Bizneset mbyllin hyrjet e Prishtinës në kundërshtim të daljes në treg të lirë

Paralajmërimet për fillimin e zbatimit të tregut të lirë energjetik  nga 1 qershori kanë moibilizuar bizneset, për shumë arsye që ata  i kanë potencuar që nga vendimi i ZRRE-së për shtrenjtiminin e rrymës. Kominiteti biznesor ka zgjedhur ditën e enjte për të protestuar për 2 orë në kryeqytet, për ç’arsye do të mbyllen hyrjet kryesore në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Në Odën Ekonomike të Kosovës vlerësojnë se mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale në këtë proces po krijon pabarazi të theksuar në treg, me pasoja për bizneset në veçanti dhe për ekonominë në përgjithësi.

“…Nuk jemi kundër daljes në tregun e lirë, por bizneset duhet të përgatiten për këtë tranzicion. Derimë sot jemi munduar t’i japim rrugë përmes dialogut, por nuk kemi pasur mirëkuptim…”, tha ai.

Në këtë kuptim, Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerëson se liberalizimi energjetik do të çonte bizneset në prag të shuarjes, pasi nuk janë krijuar kushtet për të dalë kaq heret në treg të lirë.

“… Nuk është dëshirë e jona të ndalim nesër bizneset punën dhe të bllokojmë rrugën, por ështëmesazh që ZRrE duhet t’i dërgohet dhe institucioneve të tjera, në mënyrë që ky vendim të kthehet,së paku për një periudhë tranzicionale. Në të kundërtën, bizneset nuk do të mendojnë a do tëpunësojnë punëtorë të rinj, por do të ulin kriteret…”, tha për rtv21 Agim Shahini  nga AKB

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi, pohon se vendi duhet të këtë treg të lirë energjetik, por vetëm pasi të jenë përgatitur bizneset për te.

“…ky vendim do të shkaktoj dëme të jashtëzakonshme për bizneset. Nuk jemi kundër daljes por kundër vendimit të shpejtë për të dalë në treg…”, tha Krasniqi.

Kryetari i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, thotë se kanë vendosur për protestë, pasi është injoruar kërkesa e tyre për dialog drejtaur Qeverisë dhe Zyrës së   Rregullatorit për Energji.

“…Protesta është vetëm hapi i fundit, pas shumë përpjekjeve që kemi pasur për të ndërtuar një dialog dhe për të gjetur zgjidhje…”, tha Ibrahimi.

Në këtë protestë do të marrë pjesë edhe afaristi Burim Piraj, ndonëse shprehet skeptik për ndonjë reflektim të mundshëm të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Në prag të kësaj proteste, duke mbajtur anën e biznesve, Partia Demokratike e Kosovës kërkoi pezullimin e vendimit të ZRRE-së  për daljen e bizneseve në treg të lirë energjetik.

“…Partia Demokratike e Kosovës kërkon auditim të jashtëzakonshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe auditorë të pavarur për ankandet, përfituesit dhe shumat e shpenzuara, pezullim të menjëhershëm të vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë; si dhe hetim të thelluar nga Prokuroria Speciale për të gjitha zyrtarët dhe aktorët e përfshirë në këtë skandal”, tha Tahiri.

Sipas të dhënave të Doganës, në vitin 2024, Kosova ka eksportuar 150 milionë euro energji elektrike, kundrtejt importit prej 142 milionë euro. Ndërsa, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i energjisë ka arritur në 140 milionë euro, aq sa ishte për komplet vitin e kaluar./RTV21/21Media

Back to top button