Bizneset në treg të hapur, KEK: Zgjidhni furnizuesin para 30 korrikut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se, në bazë të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga data 1 qershor 2025 ka hyrë në fuqi liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët biznesorë janë të obliguar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë dhe të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre.

“Në këtë kuadër, KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë”, thuhet në njoftim.

Statusi aktual i kontraktimit: 

Deri më tani, vetëm 20% e konsumatorëve që janë kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK si FMF.

Kontratat me FMF janë standarde dhe të miratuara nga ZRRE, duke u aplikuar në mënyrë të njëjtë për të gjithë konsumatorët e kësaj kategorie.

Përveç këtyre, KEK ka nënshkruar edhe 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë në tregun e lirë.

Vëmendje për konsumatorët:

Furnizimi përmes FMF është i përkohshëm dhe i kufizuar në 60 ditë, nga data kur ka nisur furnizimi.

Çmimi i energjisë bazohet në treg, ndërsa marzha (tarifa shtesë) përcaktohet sipas rregullores së ZRRE-së.

KEK inkurajon të gjithë konsumatorët biznesorë që sa më parë të zgjedhin furnizuesin e tyre në tregun e hapur, për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm, pa ndërprerje dhe në kushte më të favorshme.

Për më shumë informacione apo ndihmë, mund të na kontaktoni në: furnizimi@kek-energy.com
Linja pa pagesë: 0800 10600

Back to top button