Kaloni te përmbajtja kryesore

Bjellorusi-Kosovë, nis ndeshja në Budapest

Ka nisur tashmë ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest, sfidë kjo e vlefshme për grupin I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” do të kërkojnë ta regjistrojnë fitoren e parë pas tre barazimeve, kurse Bjellorusia ka tri humbje nga tri ndeshjet e para.

Me një fitore eventuale, për Kosovën do të mbetej e hapur mundësia për të kapur vendin e dytë në këtë grup, sidomos nëse Zvicra e mposhtë Rumaninë në sfidën që do të zhvillohet në të njëjtën kohë.

Kosova momentalisht ka tri pikë në vendin e katër, një më pas se Izraeli dhe katër më pak se Rumania e vendit të dytë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button