“Black Alien” nuk mirëpritet në restorante

“Black Alien” apo Alieni i Zi, noftkë kjo me të cilën tashmë njihet në botë francezi 33 vjeçar Anthony Loffredo, thotë se e ka problem të shkojë në restorante sepse stafi punues dhe klientët frikësohen nga ai.
Ky person me kalimin e viteve iu nënshtrua disa trajtimeve për modifikim të trupit, këtë vetëm e vetëm që të arrijë të bëhet si “jashtëtokësor”.
Ai i kishte pasion jashtëtokësorët që prej se ishte i vogël, dhe kështu vendosi që trupin e tij ta transformojë në atë mënyrë që të duket si ata.
Dhe këtë e arriti. Disa nga transformimet që ka bërë janë: heqja e buzës së epërme, bërja tatuazh e kokërrave të syve, e të tjera. Ai ka bërë të ditur se heqja e buzës së sipërme ishte sfidë, sepse gjatë procedurës së heqjes ka pasur dhembje të mëdha. Këtë e ka bërë që ti shihen dhëmbët e sipërm.
Loffredo ka hequr edhe veshët, e madje edhe disa gishtërinj.
Atij i pëlqen si duket, por tani më ndjen se nuk ka vend ku mund të jetë i qetë, pasi që njerëzit kanë frikë nga ai.
Loffredo në një deklaratë ka treguar se preferon të hajë në restorante, por shpesh kamerierët nuk e lejojnë.
Por kjo është jeta e tij, ka thënë ai.
Loffredo ka thënë se me këtë modifikim të trupit ndihet vetja, se kjo i ka ndihmuar që të kuptojë jetën.
Edhe pse ka bërë modifikime ekstreme, Loffredo ka treguar se nëna e tij e përkrah në vendimin e tij. Sipas tij, ai nuk mund ti bëjë të gjithë ta pranonë atë me këtë dukje, që do të thotë se ka nga ata që e pranojnë, por ka që edhe huk e pranojnë.
Loffredo mendon se askush nuk kupton askënd se çfarë ka në mendje, andaj për këtë ekziston komunikimi.
Në fund, Loffredo ka thënë se është person normal, që ka famlje e shoqëri, dhe se dëshiron të jetojë i qetë, pa pengesa nga të tjerët./21Media