“Black Lives Matter” fiton çmim për të drejtat e njeriut

 

Fondacioni Global “Black Lives Matters” ka fituar çmimin për të drejtat e njeriut Olof Palme të Suedinë për vitin 2020.

Organizatorët thanë se lëvizja ishte e nderuar për promovimin e “mosbindjes paqësore civile kundër brutalitetit të policisë dhe dhunës racore” në të gjithë globin.

Ata vunë në dukje se rreth 20 milionë njerëz kishin marrë pjesë në protestat e “Black Lives Matter” vetëm në SHBA së bashku me miliona të tjerë në të gjithë botën.

Një ceremoni online e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në Stokholm ditën e sotme.

Çmimi vjetor prej 100.000 dollarësh përkujton Olof Palme, kryeministrin suedez dhe avokatin e shquar të të drejtave të njeriut i cili u vra në Stokholm në vitin 1986, transmeton rtv21.tv.

E themeluar në SHBA, në vitin 2013 lëvizja “Black Lives Matter” u bë një lëvizje ndërkombëtare vitin e kaluar pas disa rasteve të brutalitetit të policisë kundër afro-amerikanëve.

Vdekja e George Floyd, Breonna Taylor dhe të tjerëve shkaktuan protesta në të gjithë vendin.

“Kjo ilustron se racizmi dhe dhuna racore nuk është një problem vetëm në shoqërinë amerikane, por një problem global”, thanë organizatorët e çmimit.
Ata thanë se fondacioni vlerësonte në një mënyrë unike vështirësitë, dhimbjet dhe zemërimin e pakicës afrikano-amerikane për të mos u vlerësuar të barabartë me njerëzit e tjerë./21Media

Back to top button