Blackpink bën histori me interpretim në festivalin muzikor BST Hyde Park

Blackpink bëri një interpretim mahnitës para turmës së fansave në festivalin muzikor BST Hyde Park. Ky bend me këtë interpretim u vlerësua si bendi i parë korean që bëri për vete mijëra fansa në një ngjarje kaq të madhe muzikore si kjo.

Numri i fansave atje arriti 65 mijë, disa prej të cilëve shkuan për t’i parë ato nga vende të ndryshme të botës.

Në mesin e tyre pati nga Filipinet, Irlanda, Tajlanda e Zelanda e Re.

Blackpink, që prej lansimit të singlit debutues Whistle në vitin 2016, u bë bendi më i ndjekur në YouTube, si dhe bendi i parë korean i përbërë nga vajza që shiti një milion albume.

Kënga e tyre e re, Born Pink, kryesoi në toplistën e këngëve në Britani.

Ky bend në Instagram ka 356 milionë ndjekës.

Blackpink tani për tani është në turne botëror si pjesë e të cilit edhe interpretoi në Hyde Park të Londrës./21Media

Back to top button