“Blackpink”, bendi më i dëgjuar i vajzave në Spotify

Përgjegjës të librit të rekordeve botërore Ginis kanë bërë të ditur se bendi i popullarizuar i vajzave “Blackpink” u shpall më i dëgjuari në Spotify.
Sipas tyre, “Blackpink” me këtë pozitë ia zunë vendin bendit britanik Little Mix.
Të dhënat dëshmojnë se këngët e “Blackpink” janë shkarkuar 8,880,030,049 (tetë miliard e 880 milionë e 30 mijë e 49 herë).
Kënga e tyre “How You Like It”ka 746 milionë e 198 mijë e 263 shkarkime, kënga “Kill This Love” 672 milionë e 84 mijë e 360 e “DDU-DU DDU-DU” 574 milionë e 613 mijë e 362 shkarkime.
Si bend, “BLACKPINK” tashmë ka thyer disa rekorde të tjera për Ginis, përfshirë në YouTube për numrin më të madh të parapaguesve për muzikën e tyre, si bendi i parë koreano-jugor i përbërë nga vajza, që arriti të vlerësohet në pozitën e parë në top listën e këngëve në Britani, dhe bendi i parë koreano-jugor që arriti të  vlerësohet në pozitën e parë në toplistë në SHBA.
Gjatë karrierës së tyre të deritanishme, anëtare të Blackpink kanë arritur disa rekorde individualisht.
Në vitin 2021, Rosé arriti të bëhet artistja e parë në toplistën e këngëve globale në Billboard, si solokëngëtare dhe në grup, këtë me këngën “On The Ground”, e Lisa ka arritur të thyej tri rekorde në fillim të këtij viti.
Bendi “BLACKPINK” tani për tani është në turne në Azi./21Media

Back to top button