Blair: Lufta për Kosovën s’ishte veç për kosovarët, por për të gjithë ne

(Lajm i përditësuar)
Ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në adresimin para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, tha se është shumë i lumtur që është aty, duke thënë se për të është një kënaqësi e veçantë.
Ai u shpreh se lufta e Kosovës simbolizonte dëshirën e popullit për një të ardhme më të ndritur.
“Jam shumë i lumtur të jem këtu. Është absolutisht kënaqësi dhe nuk mund t’iu falënderojë mjaftueshëm për mikpritjen që më keni bërë. Lufta juaj simbolizonte dëshirën tuaj për një të ardhme më të ndritur, kjo e ardhme është ende duke iu formëzuar, është për një komb të pavarur të lirë, që Kosova të zërë vendin e duhur në zemër të Evropës. Lufta për Kosovën ka simbolizuar një gjë më të madhe, i ka lidhur njerëzit me politikën e jashtme, me ato vende të cilat kanë qëndruar pranë njerëzve të Kosovës. Intervenimi është shumë më i ndjeshëm sesa mungesa e tij dhe këto gjëra kanë edhe pasoja të cilat janë të qarta dhe mosveprimi është mungesë e vendimit dhe kjo ka pasoja, kjo është kështu kur pasojat e mosveprimit janë duke u ballafaquar me gjëra të qarta”, tha ai.
Blair u shpreh se lufta për Kosovën nuk ka qenë vetëm për kosovarët por siç tha ai për të gjithë, duke përfshirë edhe e tij.
“Për mua lufta për Kosovën nuk ka qenë vetëm për kosovarët por për të gjithë ne, përfshirë edhe vendin tim i cili ka vlerësuar se liria është një gjë që duhet luftuar për të. Ishte luftë për liri, por jo thjeshtë për të qenë të lirë, por sepse liria hap mendjen dhe shpirtin e njeriut”, u shpreh tutje Blair.
Seancë solmene, Konjufca vlerëson lart kontributin Blair për Kosovën
Me rastin e vizitës së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, Kuvendi i Kosovës po mban një seancë solemne
Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i shprehu konsideratën më të lartë ndaj ish-kryeministrit britanik.
“Falë kontributit të tij, të presidentit Bill Clinton e të pëfaqësuesve të NATO-s, gjeneralit Clark e shumë përfaqësuesve të tjerë të shteteve demokratike. Falë vendosmerisë së tyre dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndalën gjenocidin e Serbisë”, tha Konjufca.