Blerim Isufaj rizgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës me 9 vota për, një kundër e ka rizgjedhur Blerim Isufaj, kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat katër vjeçar. Nga konkursi i shpallur, Isufaj, nga kandidatët e tjerë, kishte grumbulluar 94.2 pikë.

“Këshilli, me nëntë vota për, zgjedh Blerim Isufajn Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat 4-vjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024”, ka theksuar kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.

Para votimit prokurorja Arjanë Strajkovci, ka paraqitur raportin e Komisionit për Rishqyrtim, si dhe procesin e votimit për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës me 7 vota për, e ka zgjedhur Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Gashi, deri më tani, ka ushtruar pozitën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu, KPK, me 9 vota për dhe një kundër, ka zgjedhur Enis Gashin Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Back to top button