Blerim Isufaj zgjidhet Kryeprokuror i ri i Shtetit

 Shoqëria civile kishte kërkuar anulimin e konkursit për Kryeprokuror
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit dhe i është propozuar për dekretim  presidentes së Republikës së Kosovës. Më parë shoqëria civile kishte kërkuar anulimin e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit, me arsyetimin se asnjë nga kandidatët nuk ka treguar shkathtësi për këtë pozitë./21Media

Back to top button