“Blerje e votave për balotazh dhe zgjedhje parlamentare”, Krasniqi reagon pas vendimeve të qeverisë në detyrë

Lider i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ta miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë.

Krasniqi ka thënë se këto vendime u morën për të blerë vota për balotazh dhe zgjedhje parlamentare.

“Thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund te arrijë qëllimin e blerjës së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare. Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen. Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button