Blero publikon albumin e tij të fundit “The End”

Këngëtari i njohur nga Kosova, Blero, ka publikuar dje albumin e tij më të ri, që mban titullin simbolik “The End”.
Ky projekt shënon jo vetëm rikthimin e tij me një material të plotë muzikor, por edhe një ndalesë të rëndësishme, pasi vetë artisti e ka cilësuar këtë si albumin e fundit të karrierës së tij.
Albumi përmban gjithsej 12 këngë, të cilat tashmë janë lansuar në Spotify dhe platformat e tjera muzikore.
Përmes këtij projekti, Blero vjen me një përzierje emocionesh, tingujsh dhe rrëfimesh personale, duke i dhënë fansave një përshëndetje të denjë pas shumë viteve të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.
Publikimi i albumit ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë pritur me interes të madh, duke shprehur mirënjohje për kontributin e Bleros në muzikën shqiptare ndër vite.
View this post on Instagram
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?