Bleu gjëra ushqimore me parë të falsifikuara në vlerë 740 euro

Një person u arrestua të dielën në Ferizaj pasi tentoi të paguante me para të falsifikuara.

Policia Rajonale e Ferizajt ka treguar se personi në fjalë kishte blerë  produkte ushqimore në vlerë rreth 740 euro, të gjitha monedha nga dy  euro të dyshuara si të falsifikuara dhe ishte larguar.

Policët e rendit, e më pas edhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj personi i dyshuar H.R ( M/K)
i moshës 41 vjeçar.

Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore, kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy euro janë konfiskuar, për
procedura të mëtejme hetimore. Rasti është cilësuar ‘’Falsifikim i parasë’’./21Media

Back to top button